Ndërlidhjet

Pistorius mbrohet për “alarmin e shtëpisë”


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Prokurorët kanë kërkuar nga vrapuesi i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, që të sqarojë pretendimet e tij se alarmi në shtëpi ka qenë i fikur në natën kur ai ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij.

Pistorius fillimisht ka thënë se alarmi “mund të ketë qenë i fikur”, por në gjykatë është shprehur më i sigurt, duke thënë “unë e kam fikur alarmin”.

Prokurori Gerrie Nel e ka akuzuar atë për gënjeshtra, por atleti olimpik ka përmendur lodhjen si shkak të mospërputhjeve.

Pistoriues, 27 vjeç, ka pranuar se ka vrarë Reeva Steenkampin më 14 shkurt të vitit të kaluar, por ka thënë se vrasja ka qenë aksident.
XS
SM
MD
LG