Ndërlidhjet

Lavrov: Politika anti-ruse, rrezik për Evropën


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar vendet perëndimore për përhapje të ndjenjave anti-ruse dhe ka paralajmëruar se një politikë e tillë mund të kërcënojë stabilitetin evropian.

Prejse Rusia ka aneksuar Krimenë në muajin mars, vendet perëndimore kanë akuzuar Moskën për destabilizim të Evropës dhe kanë vendosur disa sanksione kundër individëve të caktuar rusë.

NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga kufiri me Ukrainën.

Lavrov po ashtu ka thënë se duhet ndaluar së legjitimuari Qeverinë e Ukrainës, në mënyrë që të shtensionohet situata në këtë vend.
XS
SM
MD
LG