Ndërlidhjet

Jahjaga: Të zgjatet mendati i EULEX-it deri në 2016-ten


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur sot takime me udhëheqësit partiakë për të diskutuar çështjen e Gjykatës së Posaçme dhe atë të mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

“U pajtuam për arritjet tona në zhvillimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe bartjes së kompetencave në institucionet e Kosovës. Ne gjithashtu diskutuam rëndësinë e vazhdimit të mandatit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2016”, ka bërë me dije Zyra për media e preidentes së Kosovës.

Vazhdimin e misionit EULEX dhe nevojën e themelimit të gjykatës speciale ajo ka thënë se do ta paraqes përmes një kërkese që do t’ia dërgoj Shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Ashtu siç u thash edhe liderëve politikë, unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike”, ka thënë Jahjaga.

“Krijimi i Gjykatës së veçantë reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile”, ka shtuar mw tutje ajo.

“Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi”, ka thënë Jahjaga.

Edhe çështja e Gjykatës, edhe ajo e mandatit të EULEX-it duhet të votohen në Parlamentin e Kosovës, por fillimisht duhet të përcillen nga një letërkëmbim ndërmjet presidentes së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG