Ndërlidhjet

QKUK kryen operacionin e parë plastik me metoda mikrokirurgjike


Ilustrim

Ilustrim

Në repartin e kirurgjisë plastike në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është kryer për herë të parë intervenimi kirurgjik me metodë mikrokirurgjike, formë kjo më e avancuar në Kirurgjinë Plastike dhe Rekonstruktive.

QKUK përmes një kumtese të lëshuar ka bërë me dije se pacienti që ka përfituar nga ky operacion është O. O., 74 vjeçar, nga Feriza.

“Ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në repartin e kirurgjisë plastike me gjendje stabile shëndetësore. Operacioni është kryer me sukses të plotë”, ka njoftuar QKUK.

Intervenimi kirurgjik është realizuar nga mjekët e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së në bashkëpunim me ekipin e kirurgëve plastik nga Qendra Universitare Lishoping – Suedi.

Kumtesa bën me dije se mjekët nga Klinika e Lishopingut të Suedisë, varësisht nga natyra e sëmundjes në të cilat kanë nevojë pacientët për interevenime kirurgjike, do të sjellin ekspertë të lëmive të caktuara nga Kirurgjia Plastike dhe po ashtu kanë mundësuar dhe po mundësojnë trajnimin e stafit shëndetësor nga QKUK.
XS
SM
MD
LG