Ndërlidhjet

Putin: Do ti respektojmë kontratat me klientët evropian


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se Rusia do të përrmbushë obligimet që i ka ndaj klientëve evropianë të gazit natyror.

Putin tha sot në Moskë se Rusia nuk e ka plan që ta ndërpresë furnizimin me gaz për Ukrainën, vetëm se mund ta detyroj Kievin që ti paguaj paraprakisht faturat.

Putin ka folur disa orë pasi që Komisioni Evropain i ka kërkuar Rusisë që ti respektojë kontratat e gazit.

Apeli vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajërmuar Evropën një ditë më parë, se furnizimet me gaz do të vihen në rrezik, nëse Ukraina nuk paguan borxhin e saj prej 2.2 miliardë dollarësh.

“Evropa është kliente e besueshme e gazit dhe presim që furnizuesit tanë t’i përmbushin angazhimet e tyre”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG