Ndërlidhjet

Ukrainë: Vriten shtatë minatorë nga një shpërthim në minierë


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë persona janë vrarë nga një shpërthim që është shkaktuar si rezultat i rrjedhjes së gazit në një mijnierë që ndodhet në afërsi të qytetit lindor të Ukrainës, Donetsk.

Autoritetet lokale kanë bërë me dije se 53 minatoirë kishin qenë duke punuar në një thellësi prej 1 mijë e 300 metrash kur ka ndodhur sot incidenti në minierën Skochynskyy.

Tetë minatorë të tjerë ndërkaq po kurohen në spital pas lëndimeve të marra.
Katër nga ta janë në rrezik për jetë.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov ka mbajtur një minut heshtje në Parlamentin e Kievit në nderim të viktimave.

Prokuroria e përgjithshme e ka nisur një hetim në lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG