Ndërlidhjet

Turqia e dënon rezolutën e senatit e cila vrasjen e armënëve e quan gjenocid


Ilustrim
Ilustrim
Turqia e ka dënuar një rezolutë të miratuar nga Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, rezolutë e cila e ka quajtur gjenocid masakrën e armënëve nga forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ministria e jashtme turke, sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare, thotë se rezoluta e senatit i dëmton marëdheniet në mes të Ankarasë dhe Uashintonit.

Ministria turke ka thënë se komiteti ka vepruar në kundërshtim me kompetencat që i ka.

Sipas Tuqisë, rezoluta e ka për qëllim shtrembërimin e historisë.

Armenia pretendon se trupat osmane kanë vrarë rreth 1.5 milion armenë.

Turqia e kundërshton këtë pretendim duke thënë se krime ishin kryer nga të dyja palëtt dhe se edhe Armenia kishte vrarë mijëra turq.
XS
SM
MD
LG