Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nuk është shfrytëzuar gabimi në Internet


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë e inteligjencës e kanë hedhur poshtë një raport se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e ka shfrytëzuar një gabim në Internet, të njohur me emrin Heartbleed (Zemra e gjakosur) për të mbledhë informacione.

Shtëpia e Bardhë, Agjencia Kombëtare e Sigurisë dhe Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare kanë publikuar deklarata, mbrëmë vonë, duke thënë se asnjë pjesë e qeverisë nuk ishte e vetëdijshme për ekzistimin e kësaj të mete në Internet, deri këtë muaj, që është paraqitur si njëra nga të metat më serioze e zbuluar gjatë viteve të fundit.

Këto përgënjeshtrime u bënë pas raportit në Bloomberg se NSA ishte e vetëdijshme për këtë gabim për së paku dy vjet dhe e ka shfrytëzuar atë me qëllim që të merrte informacione bazike.

Departamenti i sigurisë së brendshme i Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka këshilluar opinionin për t’i ndryshuar pasvordet për faqet, që eventualisht janë prekur nga “Zemra e gjakosur”.
XS
SM
MD
LG