Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione të reja lidhur me Krimenë


Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtetet e Bashkluara kanë shpallur sanksione të reja të ndërlidhura me aneksimin e Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë dhe kanë tërhequr vërejtjen se Uashingtoni dhe partnerët e tij, janë të gatshëm për të ndërmarrë masa të mëtejshme kundër Rusisë.

Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë ka njoftuar se në sanksione përfshihen kompania e gazit Chernomorneftgaz, gjashtë separatistë të Krimesë dhe një ish-zyrtar i Ukrainës, i involvuar në ndarjen e rajonit të Krimesë dhe aneksimit të nga ana e Rusisë.

Me këtë vendim të fundit, bllokohet çfarëdo pasurie e tyre brenda juridiksionit të Shteteve të Bashkuara dhe u ndalohet shtetasve amerikanë që të bëjnë transakcione me ta.

Kjo është vala e tretë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara lidhur me krizën në Ukrainë.

Sekretari amerikan i thesarit, Jack Lew, ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e vet në grupin G7 janë të gatshëm për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në rast se Moska nuk tërhiqet.
XS
SM
MD
LG