Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Refuzimi i vizës – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Zëdhënësi i misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara, Hamid Babaei, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për refuzimin e vizës për të nominuarin iranian për ambasador në Kombet e Bashkuara, është për “keqardhje”.

Mëtutje, zëdhënësi Babaei tha se ky vendim i Uashingtonit është në “kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se Kombeve të Bashkuara dhe Iranit u është thënë se “ne nuk do të japim vizë” për personin Hamid Abutalebi.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara refuzon t’i japë vizë këtij të nominuari për shkak të dyshimit se ai ka marrë pjesë në grupin e studentëve myslimanë, që i mbajti 52 amerikanë të rrëmbyer për 444 ditë, duke filluar në vitin 1979, kur ky grup e kishte okupuar Ambasadën amerikane në Teheran të Iranit.

Hamid Abutalebi ka këmbëngul se ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit në muajin nëntor të vitit 1979.

Por, ai ka pranuar se ka pasur një rol të kufizuar si përkthyes për studentët dhe personat e rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG