Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdoi kërkimi për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Kërkimi për aeroplanin e zhdukur të kompanisë ajrore të Malajzisë ka vazhduar sot, pesë javë pasi ky aeroplan me 239 udhëtarë, duke flutuaruar nga Kuala Lumpuri i Malajzisë për në Pekin të Kinës, u zhduk nga radarët.

Aktualisht, ka shqetësime se bateritë e kutisë së zezë të këtij aeroplani mund të jenë shpenzuar.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott mbrëmë ka tërhequr vërejtjen se sinjalet, që ishin zënë gjatë kërkimeve në pjesën jugore të Oqeanit Indian, po dobësoheshin.

Raportohet se kërkimi për këtë aeroplan, që u zhduk më 8 mars,është operacioni më i shtrentjë i tillë në historinë e aviacionit civil.
XS
SM
MD
LG