Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Gjyqtari e liroi nga akuza foshnjën 9 mujore


Pamje e një xhamie në Lahore të Pakistanit

Pamje e një xhamie në Lahore të Pakistanit

Një gjyqtar në Pakistan e ka hedhur poshtë akuzën kundër fëmijës nëntmujor për përpjekje për vrasje, në një rast i cili ka zgjuar interesim të madh në gjithë botën.

Akuzat kundër fëmijës mashkull, Musa Khan, ishin refuzuar pasi policia sot e ka tërhequr akuzën kundër tij.

Derisa gjyqtari e liroi nga akuza, fëmija ishte në prehër të gjyshit të tij, në një gjykatë në qyetin Lahore.

Avokati i familjes Khan, Irfan Tarar, tha se policia, javën e kaluar, e akuzoi gjithë familjen, përfshirë edhe fëmijën nëntëmujor, me përpjekje për vrasje të policit, pas një beteje të punëtorëve të një kompanie të gazit dhe policisë, në njërën anë, dhe familjes Khan, në anën tjetër, lidhur me një faturë të papaguar.

Gjyshi i fëmijut Khan dhe tre djemtë e tij ende ballafaqohen me akuza për vrasje.

Foshnja Khan më herët këtë javë ishte në polici për t’i dhënë gjurmët e gishtërinjve.
XS
SM
MD
LG