Ndërlidhjet

Irak: Luftime të reja në Falluxha, banorët largohen nga qyteti


Pamje nga luftimet në qytetin Falluxha në Irak
Pamje nga luftimet në qytetin Falluxha në Irak
Banorët po vazhdojnë të largohen nga qyteti Falluxha në Irak, që është nën kontroll të kryengritësve, pas deklaratave të kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki, se trupat e qeverisë do të bëjnë përpjekje të koordinuara për ta çliruar këtë rajon nga personat e armatosur.

Kjo shpërngulje e banorëve po bëhet derisa kryengritësit kanë lejuar që uji të rrjedhje përsëri pa pengesa nëpër një pendë në lumin Eufrat, në jug të qytetit Falluxha, pasi e kishin mbyllur atë me qëllim që t’i vërshonin hapësirat rreth qytetit, për t’i shkatërruar përpjekjet e qeverisë për ta rrethaur qytetin dhe luftuar kryengritësit.

Njëherësh, ka pasur luftime të ashpra edhe në qytetin Ramadi, meqë kryengritësit e kanë marrë kontrollin ndaj disa pjesëve të tij.

Këto luftime po ndodhin tri ditë pasi ushtria dhe policia ishte tërhequr nga pozicionet në Ramadi.
XS
SM
MD
LG