Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Rusia t’i ndalë provokimet


Andriy Deshchytsya

Andriy Deshchytsya

Ministri i përkohshëm i jashtëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, ka kërkuar nga Moska që t’i ndalë “aksionet provokuese nga agjentët special rusë në rajonet lindore të Ukrainës”.

Duke folur sot me telefon me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, ministri ukrainas tha se aksionet që po zhvillohen, të agjentëve rusë në rajonet lindore, kanë për qëllim shkatërrimin e takimit të Gjenevës për stabilizimin e situatës në Ukrainë.

Këto komente u bënë pasi grupe të armatosura me uniforma ushtarake i okupuan ndërtesat e administraët rajonale dhe të policisë në qyetin lindor Sllovjanks.

Ministri Deshchytsya e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në bisedimet katëpalëshe në Gjenevë më 17 prill, në të cilat marrin pjesë Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG