Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Në dhunën kundër zgjedhjeve - 12 të vrarë


Një grup i njerëzve duke votuar në zgjedhjet kombëtare në Indi

Një grup i njerëzve duke votuar në zgjedhjet kombëtare në Indi

Policia thotë se kryengritësit maoistë sot i kanë vrarë 12 njerëz, në sulme të ndara, në shtetin qendror të Indisë, Chhattisgarh, derisa i vazhdojnë përpjekjet për shkatërrimin e zgjedhjeve kombëtare, që në Indi do të zgjasin pesë javë.

Kryengritësit kanë kërkuar që të bojkotoheshin zgjedhjet.

Kryengritësit, që thonë se janë të inspiruar nga ish-lideri revolucionar kinez, Mao Zedong, prej vitit 1960 luftojnë për pjesëmarrje më të madhe në burimet natyrore të rajonit dhe kërkojnë më tepër punë për të varfërit.

Kryeministri i Indisë, Manmohan Sing, i ka cilësuar kryengritësit si kërcënimin më të madh të brendshëm për siguri.
XS
SM
MD
LG