Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Zyrtari kërkon falje për komentet për Kazakistanin


Pamje e kryeqytetit Astana në Kazakistan

Pamje e kryeqytetit Astana në Kazakistan

Kryetari i Parlamentit në republikën ruse Khakassia, Vladimir Shtygashev, ka kërkuar falje për deklaratën e tij lidhur me të drejtën e Moskës për t’i pasur në “pronësi” territoret në Kazakistan.

Ai sot ka thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe se “sinqerisht kërkon falje” nga çdokush i ofenduar nga kjo deklaratë.

Raportet në media më herët kanë thënë se Shtygashev, në fillim të kësaj jave, kishte deklaruar se disa territore, që ishin pjesë e Federatës Ruse, e që i janë dhënë Kazakistanit, mund t’i kthehen Rusisë me anë të referendumeve.

Ministria e jashtme e Kazakistanit e ka ftuar ambasadorin rus në këtë vend për ta shpjeguar deklaratën e Shtygashevit.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se ishin disa komente “të papërgjegjshme” të bëra nga “disa përfaqësues të organeve rajonale të Rusisë lidhur me aspekte historike të marrëdhënieve ruso - kazake”.
XS
SM
MD
LG