Ndërlidhjet

Raporti: Senatori McCain e viziton Moldavinë


Senatori John McCain

Senatori John McCain

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Moldavinë, duke u mbështetur në zyrtarë të ministrisë së jashtme të Moldavisë, ka raportuar se senatori amerikan, John McCain, do ta vizitoj Kishinevin më 17 prill.

Zoti McCain, ish-kandidat presidencial i Partisë Republikane, më herët ka kërkuar integrim më të shpejtë të Moldavisë dhe Gjeorgjisë në strukturat e NATO-s.

Ka pasur shqetësime në rritje për inkursion të mundshëm të Rusisë, përmes Ukrainës, për ta okupuar rajonin separatist Transdniestër të Moldavisë.

Ky rajon prorus e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vittin 1990, ndërsa të dy palët zhvilluar luftë në vitin 1992.

Pavarësia e ka shpallur ky rajon, nuk është njohur nga asnjë shtet.

Rusia i ka afro 1400 ushtarë në Transdniestër, të cilët i përshkruan si paqeruajtës.
XS
SM
MD
LG