Ndërlidhjet

Ukrainë: Operacion antiterror në Sllovjansk


Persona te armatosur e të uniformuar në hyrje të stacionit të policisë në Sllovjansk
Persona te armatosur e të uniformuar në hyrje të stacionit të policisë në Sllovjansk
Ministria e brendshme e Ukrainës thotë se e ka filluar një operacion “antiterror” në qytetin lindor Sllovjansk.

Ministri i brendshëm i përkohshëm, Arsen Avakov, ka shkruan në Facebook se “forcat nga të gjitha njësitë e sigurisë të vendit janë sjellur brenda”.

Sllovjansk është njëri nga disa qytete në Ukrainë, ku aktivistët prorusë me armatim automatik dje i kanë okupuar stacionet e policisë.

Në qytetin tjetër, Kramatorsk, persona të armatosur e kanë marrë kontrollin ndaj selisë së policisë, pas një beteje të armatosur të dukshme me forcat e sigurisë.

Qeveria e Ukrainës e ka akuzuar Rusinë për “agresion”, derisa sulmet kundër ndërtesave qeveritare dhe selive të policisë janë përhapur në gjithë pjesën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG