Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Të vrarë dhe të plagosur në Sllovjansk


Pamje e sotme nga qyteti Sllovjansk në Ukrainë

Pamje e sotme nga qyteti Sllovjansk në Ukrainë

Ministria e brendshme e Ukrainës thotë se ka “të vrarë dhe të plagosur në të dy palët” në operacionin “antiterror” në qyetin lindor, Sllovjansk.

Ministri i brendshëm i përkohshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se sot një oficer i forcave të sigurisë së Ukrainës është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në luftimet e armatosura me aktivistët prorusë.

Ai ka thënë se ka “numër të paidentifikuar” të viktimave në anën e separatistëve.

Avakov tha se afro një mijë vetë po i mbështesin separatistët, të cilët kanë filluar t’i përdorin civilët si “mburojë e gjallë”.

Mëtutje, ministri ka theksuar se forcat e sigurisë po “rigrupohen”, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Sllovjansk është njëri nga qytetet në pjesën lindore të Ukrainës, ku dje aktivistët e armatosur prorusë e kanë marrë kontrollin ndaj stacioneve të policisë.
XS
SM
MD
LG