Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet e ndara – 10 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Irak

Pamje nga një sulm i mëparshëm në Irak

Raportohet se nga dhuna e sotme në Irak janë vrarë së paku 10 vetë.

Nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, që ndodhi në një pikë kontrolli të policisë afër qytetit verior Kirkuk, u vranë 6 vetë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të vrarë ka pasur edhe në disa sulme të tjera.

Iraku është përfshirë nga një përshkallzim i dhunës, me pothuajse sulme të përditshme, cak i të cilave kryesisht janë forcat e sigurisë dhe civilët shiitë.

Kjo dhunë ëshët shkaktuar kryesisht nga zemërimi në mesin e pakicës sunite arabe për shkak të asaj që ata e shohin si keqtrajtim nga qeveria e Irakut, e udhëhequr nga shiitët.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara gjatë dhunës në vitin 2013, janë vrarë 8,868 njerëz, që është numri më i madh i vrasjeve në pesë vitet e fundit.

Më 30 të këtij muaji në Irak parashihet mbajtja e zgjedhjeve të para të përgjithshme, prej se nga ky vend janë larguar ushtarët e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG