Ndërlidhjet

Afganistan: Prinë kandidati presidencial Abdullah


Kandidatët presidencialë në Afganistan Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani
Kandidatët presidencialë në Afganistan Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani
Rezultatet e para të pjesërishme të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, tregojnë se ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, po udhëheq para rivalit të tij kryesor, ish-ministrit të financave, Ashraf Ghani.

Komisioni i Pavarur i zgjedhjeve i Afganistanit ka njoftuar se rezultatet e 26 prej 34 provincave tregojnë se Abdullah është në udhëheqje me 41.9%, Ghani është i dyti me 37.6%, ndërsa kandidati tjetër, Zalmai Rassoul, ka 9.8% të votave.

Kryesuesi i komisionit, Yousouf Nouristani, ka tërhequr vërejtjen se kjo radhitje mund të ndryshoj derisa vazhdon numërimi i fletëvotimeve.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 7 të këtij muaji, votuan më se 7 prej 12 milionë njerëzve me të drejtë vote. Votimet u zhvilluan përkundër kërcënimeve nga talibanët.

Pritet që rezultatet përfundimtare do të shpallen deri më 24 të këtij muaji.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk do të ketë më tepër se 50% të votave, atëherë në fund të muajit maj zhvillohet rrethi i dytë.
XS
SM
MD
LG