Ndërlidhjet

Maqedoni: Pjesëmarrja aktuale në votime - 25.79 %


Pamje nga procesi i votimit në Maqedoni

Pamje nga procesi i votimit në Maqedoni

Deri në orën 13 në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni në votime kanë dalë 25.79% e trupit të përgjitshëm votues.

Komisoni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme ndërsa dalje më të vogël të votuesve është regjistruar në zonat e banuara me shqiptarë.

Ministria e brendshme, poashtu, ka njoftuar për proces të rregullt zgjedhor dhe pa problem të theksuara.

Për postin e presidentit garojnë katër kandidatë; Gjorge Ivanov, kandidati i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, Iljaz Halimi nga PDSH-ja dhe Zoran Popovski kandidat i Opsionit qytetar të Maqedonisë.

Zgjedhjet bojkotohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë së deritashme, për shkak të refuzimit të kërkesës së saj nga VMRO- DPMNE-ja, për një kandidat konsensual, të pranueshme nga dy komunitetet më të mëdha në Maqedoni.

Presidenti pritet të zgjedhet në rundin e dytë mes dy kandidatëve, që do të fitojnë më shumë vota në zgjedhjet e sotme.

Vendvotimet mbyllen në orën 19, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të publikohen deri në mesnatë.
XS
SM
MD
LG