Ndërlidhjet

SHBA: Denoncohet involvimi i Rusisë në zhvillimet në Ukrainë


Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Samantha Power
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Samantha Power
Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Samantha Power, tha se zhvillimet e fundit në Ukrainë bartin “shenja zbuluese të involvimit të Moskës”.

Gjatë një interviste në rrjetin televiziv ABC, zonja Power theksoi se “është profesionale, e koordinuar dhe asgjë nuk ka të bëjë me njerëzit e zakonshëm”.

Aktivistët prorusë dje e morën kontrollin ndaj qytetit Sllovjansk, në lindje të Ukrainës, dhe i kanë marrë në shënjestër disa qytete të tjera në këtë pjesë. Kjo e ka nxitur qeverinë në Kiev për të ndërmarrë një “operacion antiterror”.

Mëtutje, ambasadorja Power theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për t’i shtuar sanksionet “nëse aksionet si këto, që po i shohim gjatë disa pak ditëve të kaluara, vazhdojnë”.

Prej se Rusia e ka aneksuar rajonin e Krimesë në Ukrainë, në muajin mars, shtetet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë për destabilizim të Evropës dhe kanë imponuar sanksione kundër individëve rusë dhe grupeve.
XS
SM
MD
LG