Ndërlidhjet

logo-print

Rasmussen: “Shqetësim ekstrem” për situatën në Ukrainë


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se është “ekstremisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve në pjesën lindore të Ukrainës.

Në deklaratën e sotme, zoti Rasmussen e ka denoncuar “fushatën e orkestruar të dhunës nga separatistët prorusë, që synojnë destabilizimin e Ukrainës si shtet i pavarur”.

Mëtutje, ai ka theksuar se “riparaqitja e njerëzve me armatim të specializuar të Rusisë dhe uniforma identike pa simbole dalluese, sikur që janë veshur trupat ruse gjatë okupimit ilegal dhe jolegjitim të Krimesë, është zhvillim shqetësues”.

Mëtutje, zyrtari i lartë i NATO-s tha se “çfarëdo përzierje e mëtejshme ushtarake e Rusisë, nën çfarëdo preteksti, vetëm do ta thelloj izolimin ndërkombëtar të Rusisë”.
XS
SM
MD
LG