Ndërlidhjet

Ashton: Rusia t’i ndalë aksionet kundër Ukrainës


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka kërkuar nga Rusia që “t’i ndalë çfarëdo aksionesh të mëtejshme, që synojnë destabilizimin e Ukrainës”

Mëtutje, në deklaratën për media ajo i ka lavdëruar liderët në Kiev për “zhvillimin e operacioneve të tyre ligjore dhe të rregullit në mënyrë të matur, me qëllim të ndërtimit të autoritetit të shtetit”.

Nga ana tjetër, Zyra e jashtme e Britanisë e ka përshkruar okupimin e ndërtesave në pjesën lindore të Ukrainës si “përshkallëzim të rrezikshëm”.

“Supozimet se Rusia është bashkëfajtore janë të pashmangshme derisa Moska nuk e distancon publikisht vetveten nga këto aksione të fundit të jashtëligjshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së jashtme britanike.

Ministri i jashtëm i Suedisë, Carld Bildt, i cili ndodhet në Ukrainë, në Twitter ka shkruar se kryengritja ishte “aksion i koordinuar ushtarak për ta marrë kontrollin ndaj pjesëve kryesore të Ukraainës Lindore”, e cila “nuk do të kishte ndodhur pa Rusinë”.
XS
SM
MD
LG