Ndërlidhjet

KS i OKB-së mbanë mbledhje urgjente rreth Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka mbajtur një mbledhje urgjente përkitazi me përshkallëzimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Mbledhja e këshillit është mbajtur me kërkesë të Rusisë.

Mbledhja ka ardhur pasi që ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, iu ka dhënë ultimatum protestuesve pro-rus që deri më datën 14 prill në orën 08.00, të dorëzojnë armët dhe të lirojnë objektet qeveritare.

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin iu tha përfaqësuesve në Këshill se është i alarmuar me paralajmërimin e Ukrainës.

Kievi sipas Churkin, duhet të ndaloj e të mos e përdorë forcën në lindje të Ukrainës por të fillojë një dialog të mirëfilltë.

Por ambasadorja e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, Samantha Power ka bërë me dije se situata në Ukrainë është rezultat i “tekstit dhe koreografisë që e ka bërë Rusia”.

Yuriy Sergeyev, ambasador i Ukrainës në OKB, ka thënë poashtu se kriza si e tillë është shkaktuar nga Kremlini.

Ai i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë veprimet e tilla që kanë për qëlllim copëtimin e territorit të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG