Ndërlidhjet

Lavrov në Kinë për të diskutuar rreth Ukrainës


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë ditës së neserme pritet të qëndroj në Kinë për të biseduar më liderët e atjeshëm në lidhje me situatën në Ukrainë.

Takimi me autoritetet kineze do të mbahet dy ditë para takimit që do të mbahet në mes të katër diplomatëve nga Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ministria e jashtme ruse ka bërë me dije se gjatë takimeve që Lavrov do ti ketë me presidentin Xi Jinping dhe ministrin e jashtëm Wang Yi, Lavrov vëmendjen kryesore do ta ketë në diskutimin e situatës në Ukrainë.

Kina më 27 mars ka abstenuar në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të votoj për rezolutën që e dënon referendumin në gadishullin Krimeja.
XS
SM
MD
LG