Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Bjellorusisë kundër federalizimit të Ukrainës


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukshenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukshenka

Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka, e ka dhënë mbështetjen e tij për integritetin territorial të Ukrainës ndërsa ka kundërshtuar kategorikisht ferderalizimin e këtij vendi.

Teksa ka folur në kanalin televiziv NTV, Lukashenka ka bërë me dije se federalizimi do ta ndante vendin dhe në fund do ta shkatërronte Ukrainën.

“Unë jam për një Ukrainë të unifikuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e rrezikshme nëse bëhet presion drejt federalizimit të Ukrainës.

Protestuesit pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë bërë thirrje për federalizimin e vendit.
XS
SM
MD
LG