Ndërlidhjet

Yanukovych akuzon CIA-n për vendimet e qeverisë ukrainase


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych e ka akuzuar CIA-n se qëndron prapa vendimit të qeverisë Ukrainase, për përdorimin e forcës në rast se protestuesit pro-rus nuk i dorëzojnë armët dhe nuk i lirojnë objektet në lindje të Ukrainës.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin shtetëror rus, Yanukovych, ka thënë se drejtori i CIA-s John Brennan është takuar me udhëheqësit e ri të Ukrainës.

Por në anën tjetër, nuk ka asnjë njoftim zyrtar se Brennan ka qëndruar në Ukrainë apo se në ndonjë mënyrë është i përfshirë në vendimet e fundit të qeverisë së re në Ukrainë.

Yanukovych është rrëzuar nga pushteti në shkurt, pas protestave që kishin përfshirë Kievin.

Yanukovych pas shkarkimit si president i Ukrainës ka ikur në Rusi me pretekstin se e ka të rrezikuar jetën.
XS
SM
MD
LG