Ndërlidhjet

Pro-rusët nuk lëvizin, pavarësisht ultimatumit


Ilustrim

Ilustrim

Pavarësisht ultimatumit të dhënë nga ana e qeverisë në Ukrainë në drejtim të seperatistëve pro-rusë që të dorëzojnë armët dhe të lirojnë objektet, seperatistët e armatosur nuk e kanë bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Ultimatumi ka ardhur nga presidenti në detyrë i Ukrainës Oleksander Turchynov.

Ai u ka bërë thirrje seperatistëve pro-rusë që të lirojnë objektet në lindje të Ukrainës dhe të dorëzojnë armët deri sot në orën 08.00.

Rusia i ka bërë thirrje Kievit që të mos përdorë forcën kundër protestuesve pro-rusë.

Por qeveria ukrainase dhe Perëndimi e kanë akuzuar Moskën për destabilizimin e situatës në Ukrainë.

Rusia ka kërkuar nga Kievi të mos e përdorë forcën kundër protestuesve pro-Rusi.
XS
SM
MD
LG