Ndërlidhjet

Venezuela heton rreth 100 policë për mizori e torturë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Venezuale bëjnë me dije se kanë nisur një hetim ndaj rreth 100 pjestarëve të forcave të armatosura dhe personelit të policisë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mizorisë e torturës gjatë dy muajve të trazirave.

Shefi strategjik në komandën ushtarake Vladimir Padrino ka pranuar dje se forcat e sigurisë i kanë tejkaluar kompetencat dhe se 97 punonjës dhe personel i policisë po hetohen përkitazi me veprimet e tyre.

Përfaqësues nga opozita dhe nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i kanë akuzuar forcat e sigurisë për abuzim gjatë protestave thuajse të përditshme anti-qeveritare.

Gjatë protestave në Venezuelë deri më tani kanë vdekur 41 persona derisa qindra të tjerë konsiderohet se janë të plagosur.

Në Venezuelë vazhdon të ketë ndasi të mëdha në mes të pozitës dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG