Ndërlidhjet

Ministrat e jashtëm të BE-së, sot diskutojnë rreth Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot do të takohen në Luksemburg për të diskutuar në lidhje me reagimin e BE-së përkitazi me përshkallëzimin e krizës në lindje të Ukrainës.

Situara në qytetet në lindje të Ukrainës është përshkallëzuar ditëve të fundit me ç’rast protestues pro-rusë, të pajisur me armë kanë hyrë në objekte qeveritare ukrainase dhe nuk po i lrojnë objektet.

Presidenti në detyrë i Ukrainës iu ka dhënë ultimatum që deri sot në orën 08.00 të dorëzojnë armët dhe të lirojnë objektet, në të kundërten ai ka paralajmëruar se do të përdoret forcë për lirimin e objekteve qeveritare.

Në lidhje me këtë ultimatum të Ukrainës, me ftesë të Rusisë është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit.

Por pavarësisht tërë këtyre mbledhjeve dhe ultimatumit, seperatistët pro-rusë nuk e kanë bërë asnjë lëvizje për të liruar objektet dhe dorëzuar armët.
XS
SM
MD
LG