Ndërlidhjet

Shpërthim në stacionin e autobusëve në kryeqytetin e Nigerisë


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten një shpërthim ka ngjarë sot në mëngjes në stacionin e autobusëve në periferi të kryeqytetit të Nigerisë, Abuja.

Raportohet se nga shpërthimi ka shumë viktima por ende nuk është saktësuar se sa është numri i tyre.

Shpërthimi ka ngjarë në mëngjesin e sotëm, në kohën kur qindra njerëz përmes stacionit të austobusëve, po shkonin në punat e tyre.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Dyshohet se prapa këtij sulmi qëndron një grup militant islamik i njohur si Boko Haram.

Ky grup islamik e pati marrë përgjegjësinë për dy sulme në vitin 2011 që patën ngjarë në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Abuja.

Nga sulmet e 2011-tes u patën vrarë më shumë se 20 persona.
XS
SM
MD
LG