Ndërlidhjet

Abe: Japonia mbështet fuqishëm evrointegrimin e Kosovës


Hashim Thaçi (majtas) dhe Shinzo Abe gjatë nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve
Hashim Thaçi (majtas) dhe Shinzo Abe gjatë nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka deklaruar se vendi i tij i mbështet fuqishëm përpjekjet e Kosovës për evrointegrim. Këto komente ai i bëri në Tokio gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Japoni.

Të dy kryeministrat e kanë nënshkruar Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin kulturor, promovimin e bizneseve, e të tjera, thuhet në faqen në Internet të Zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Sipas njoftimit, zoti Thaçi, poashtu, ka mbajtur një konferencë për gazetarë dhe një ligjëratë në Universitetin Sophia në Tokio.
XS
SM
MD
LG