Ndërlidhjet

logo-print

Rubla dhe bursat – rënie për shkak të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Tregjet financiare dhe monedha rubla në Rusi kanë shënuar rënie për shkak të përshkallëzimeve të tensioneve në Ukrainë.

Dega moskovite e kompanisë MICEX, që udhëhiqet në rubla, ka rënë për më tepër se 1% sot në mëngjes, derisa RTS, që udhëhiqet në vlerë në dollarë amerikanë, ka humbur më tepër se 2%.

Aksionet në gjigantin e energjisë së Rusisë, Gazprom, kanë rënë për më tepër se 1%.

Rubla ruse, poashtu, ka rënë në raport me euron dhe dollarin amerikan, në nivelin më të ulët në tri javët e fundit.

Rënie kanë shënuar edhe bursat evropian, duke rrëzhqitur në vlerat më të ulëta në tri javët e fundit, pas shitjes së shpejtë në bursën Nasdaq në Shtetet e Bashkuara.

Indeksi i degës gjermane të bursës DAX, që përfshinë disa kompani me paraqitje të rëndësishme në Rusi, ka rënë afro 1%.

Në Londër, kompania kryesore e naftës BP, që ka aksione në prodhuesin më të madh rus të naftës Rosnef, ka humbur më tepër se 1%.
XS
SM
MD
LG