Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Kërkohen sanksione të reja kundër Rusisë


William Hague

William Hague

Britania ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të pajtohet për “sanksione të mëtejshme” kundër Rusisë në përgjigje të përshkallzëimit të krizës në pjesën lindore të Ukrainës.

“Sanksionet e mëtejshme do të jenë përgjigje për sjelljen e Rusisë”, tha sot në Luksemburg, sekretari i jashtëm britanik, William Hague, dhe ka theksuar se “me të vërtetë nuk mund të ketë çfarëdo dyshimi real se kjo është diçka që ishte planifikuar dhe sjellur nga Rusia”.

“Çka po ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë 48 orëve të fundit, është qartas përshkallëzim i mëtejshëm i krizës në Ukrainë dhe është shumë e rrezikshme, meqë mund të çoj në masa të mëtejshme të ndërmarra nga të dy palët”, tha sekretari Hague.

Bashkimi Evropian tashmë ka ndërmarrë sanksione kundër zyrtarëve rusë, duke ua ndaluar udhëtimet dhe bllokuar fondet, ndërsa është kërcënuar edhe me sanksione të mëtejshme ekonomike.
XS
SM
MD
LG