Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: Nga eksplodimi – 71 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Nigeri

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Nigeri

Policia e Nigerisë thotë se së paku 71 vetë janë vrarë dhe 124 të tjerë janë plagosur nga një eksplodim në stacionin e autobusëve në periferi të kryeqytetit Abuxha.

Për këtë shpërthim që ndodhi sot, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Megjithatë, me gjasë për këtë eksplodim, do të fajësohen militantët islamikë të grupit Boko Haram, që ishin fajësuar për disa sulme në pjesën veriore dhe qendrore të Nigerisë.

Miliantët islamikë e patën marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në ndërtesën e zyrës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin Abuxha, në vitin 2011, me ç’rast ishin vrarë më se 20 vetë.
XS
SM
MD
LG