Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme kundër kamionëve me furnizime për NATO-n


Përfaqësues të forcave të sigurisë zhvillojnë hetime në vendin ku është sulmuar një kamion me furnizime për NATO-n në Pakistan
Përfaqësues të forcave të sigurisë zhvillojnë hetime në vendin ku është sulmuar një kamion me furnizime për NATO-n në Pakistan
Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku një shofer është vrarë gjatë sulmeve kundër kamionëve me furnizime për forcat e NATO-s në Afganistan.

Këto sulme ndodhën sot në hapësirën Xhamrud, afër qytetit veriperëndimor, Peshavar.

Agjencia AFP duke e cituar një zyrtar lokal të policisë ka raportuar se tre kamionë janë sulmuar, me ç’rast një shofer është vrarë, e dy të tjerë janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.
XS
SM
MD
LG