Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Al-Sisi e paraqiti kandidaturën për president


Abdel Fattah al-Sisi

Abdel Fattah al-Sisi

Gjenerali Abdel Fattah al-Sisi zyrtarisht e ka paraqitur kandidaturën e tij për president të Egjiptit.

Raportohet se ish-shefi i ushtrisë së këtij vendi pritet të fitoj bindshëm në zgjeedhjet më 26 dhe 27 maj.

Zyrtarët thanë se një avokat i al-Sisit sot i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për regjistirm, përfshirë edhe së paku 250 mijë nënshkrime nga shtetasit e Egjiptit dhe raportin për gjendjen shëndetësore të tij.

Al-Sisi kishte dorë në përmbysjen e presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi, në korrik të vitit të kaluar. Morsi ende mbetet në burg dhe kundër tij zhvillohet proces gjyqësor.

Liderët e majtë, Hamdeen Sabbahi dhe Mortada Mansour, kanë shpallur se do të garojnë për president, por ende nuk i kanë paraqitur dokumentet.

Afati për regjistrim të kandidatëve presidencial është deri më 20 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG