Ndërlidhjet

Pakistan: I arrestuar për kanibalizëm, pasi ishte gjetur koka e foshnjes


Pamje nga një hapësirë në provincën Punxhab në Pakistan
Pamje nga një hapësirë në provincën Punxhab në Pakistan
Në Pakistan, personi Muhammad Arif, është arrestuar i dyshuar për kanibalizëm, në provincën Punxhab.

Policia ka njoftuar sot se ai ishte arrrestuar pasi oficerët e kishin bastisur shtëpinë e tij dhe kishin gjetur atë që është përshkruar si kokë e fëmijës.

Zyrtarët dhe fqinjët janë ankuar për shkak të erës së keqe që dilte nga kjo shëtpi.

Muhammad Arif dhe vëllai i tij ishin liruar vitin e kaluar, pas vuajtjes së dënimit me dy vjet burg lidhur me gërmimet e kufomave nga varret dhe ushqimit me to.

Në rastin e ri, policia e cituar nga agjencia AFP, tha se Arif i tha policisë se vëllai i tij e kishte sjellur trupin e një foshnje të posalindur nga varret dhe se ata ishin ushqyer me trupin e pajetë.

Policia tha se është në kërkim të vëllaut t ti, Ferman Ali.
XS
SM
MD
LG