Ndërlidhjet

Kremlini: Putin i shqetësuar për pjesën lindore të Ukrainës


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, me “shqetësim të madh” po e shikon situatën në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, sot poashtu tha se Putin ka marrë “shumë thirrje nga rajonet lindore të Ukrainës, që i ishin adresuar Putinit personalisht”, duke e kërkuar ndihmën ruse.

Nuk ka pasur komente të tjera nga zëdhënësi Peskov lidhur me atë se çfarë lloji të ndihmës është kërkuar nga pjesa lindore e Ukrainës.

Kjo deklaratë e Kremlinit u bë derisa grupet proruse i kanë okupuar ndërtesat në disa qytete dhe fshatra në pjesën lindore të Ukrainës.

Shtetet perëndimore e kanë akuzuar Moskën se i ka orkestruar trazirat.
XS
SM
MD
LG