Ndërlidhjet

SHBA: Nënshkruhet marrëveshja për kredi me Ukrainën


Jack Lew (majtas) dhe Oleksand Shlapak gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington
Jack Lew (majtas) dhe Oleksand Shlapak gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se e kanë nënshkruar garantimin e kredisë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën.

Njoftimin për këtë nënshkrim e bëri sekretari amerikan i thesarit, Jack Lew, sot në Uashington, pas takimit me ministrin e financave të Ukrainës, Oleksandr Shlapak.

Sekretari Lew tha se kjo demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Sipas njoftimit, garantimi për kredi do të kontribouoj në plotësimin e programit të reformave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ukrainën.

FMN-ja ka premtuar për ta kredituar Ukrainën me shumën prej 14 e deri në 18 miliardë dollarë.

Por, kreditimi varet nga reformat strukturore, për të cilat Ukraina ka shprehur përkushtim që t’i ndërmarrë.
XS
SM
MD
LG