Ndërlidhjet

Putin e emëroi guvernatorin e ri të Krimesë


Sergei Aksyonov

Sergei Aksyonov

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka emëruar personin Sergei Aksyonov, për ushtrues të detyrës së guvernatorit të Krimesë, pas një takimi të tyre, të mbajtur sot në rezidencën presidenciale afër Moskës.

Putini deklaroi se sipas legjislacionit të Federatës Ruse ishte i domosdoshëm emërimi i ushtruesit të detyrës së guvernatorit.

Njëherësh, ai theksoi se zgjedhjet për guvernator dhe parlament në Krime, do të mbahen më 14 shtator.

Shtetet perëndimore fuqishëm qëndrojnë në pozicionin se aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë ësht ilegal.
XS
SM
MD
LG