Ndërlidhjet

Austri: Policia në kërkim të dy vajzave që kanë shkuar në Siri


Pamje nga Vjena

Pamje nga Vjena

Policia në Austri thotë se po zhvillohen kërkime ndërkombëtare për dy vajza të reja, që kanë lënë letra lamtumirëse, duke shpallur se planifikojnë të shkojnë në Siri për “të luftuar për islam”.

Zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger, tha se në dy letrat identike lamtumirëse, vajzat 15 dhe 16 vjeçare, thonë se “ne kemi shkuar në Siri për të luftuar për islamin dhe ne do të takohemi në parajsë”.

Të dy vajzat janë nga familjet që kanë imigruar nga Bosnja.

Zëdhënësi Keiblinger tha sot se autoritetet e Austrisë këto letra i marrin “shumë seriozisht”, raporton AP nga Vjena.
XS
SM
MD
LG