Ndërlidhjet

Miletiq: Kryesia nuk e ka shqyrtuar çështjen e formimit të FAK-ut


Petar Miletiq
Petar Miletiq
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë, nuk është diskutuar për amandamentet në Kushtetutën e Kosovës, lidhur me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe për gjykatën për krime të luftës, ndërsa nuk është trajtuar as çështja e vazhdimit të mandatit të misionit EULEX.

Mëtutje, agjencia beogradase Beta raporton se Miletiq ka thënë se pret që për këto çështje të diskutohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të enjten.

Petar Miletiq tha se deputetët serbë edhe mëtute nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, në shenjë protese që nuk ka përgjigje për kërkesën e tyre për vendet e rezervuara për pakicat në kuvend dhe në pyetjet e tyre për propozim-ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
XS
SM
MD
LG