Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Ivanov – 51.6%, Pendarovski – 37.5%


Posterë të kandidatëve për president në një rrugë të Shkupit

Posterë të kandidatëve për president në një rrugë të Shkupit

Presidenti aktual i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dalë fitues bindës në rrethin e parë të zgjedhjeve presidencale në Maqedoni.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen në Internet të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Gjorge Ivanov, kandidat i partisë që e udhëheq qeverinë e Maqedonisë, WMRO-DPMNE, ka fituar 51.6% të votave.

Rivali i tij më i madh në këtë garë, Stevo Pendarovski, ka marrë 37.5% të votave.

Dalja në zgjedhje ishte 48.87%, ndërsa shqiptarët kryesisht i bojkotuan votimet për president, që u zhvilluan të dielën.

Meqë dalja në zgjedhje është nën 50%, Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski do të garojnë në rrethin e dytë, më 27 prill, kur mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kandidatë për president ishin edhe Iljaz Halimi i Partisë Demokratike Shqiptare, dhe Zoran Popovski nga partia e vogël GROM, të cilët kanë fituar më pak vota.

Partneri shqiptar i WMRO-DPMNE-së në qeverinë e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim i ka bojotuar zgjedhjet presidencale.
XS
SM
MD
LG