Ndërlidhjet

TV Al-Manar: Tre punëtorë janë vrarë në Siri


Pamje të luftës në Siri në televizionin Al-Manar

Pamje të luftës në Siri në televizionin Al-Manar

Stacioni televiziv, Al-Manar, pronë e grupit militant Hezbollah në Liban, thotë se tre punëtorë të tij janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Siri, gjatë raportimit për luftën atje.

Televizioni ka thënë se punëtorët udhëtonin me veturë, kur u sulmuan me armë zjarri në vendin Maaloula, pasi ky qytet me popullatë shumicë të krishterë, ishte rimarrë nga forcat e qverisë.

Kanali televiziv i ka fajësuar kryengritësit për sulm.

Grupi Hezbollah, që është i përbërë na myslimanët shiitë, ishte aleat kryesor i regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile tri vjeçare në Siri.

Luftëtarët e Hezbollahut i kanë ndihmuar trupat qeveritare për ta marrë kontrollin ndaj hapësirave strategjike afër kufirit me Libanin.
XS
SM
MD
LG