Ndërlidhjet

Putini mohon përfshirjen në lindje të Ukrainës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësim të madh për mbeshtetjen e Rusisë për pro-separatistët në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama po ashtu ka thënë se Moska do të përballet me kosto të tjera nëse aksionet e saj në Ukrainë vazhdojnë.

Obama i ka bërë thirrje Putinit që të shfrytëzojë ndikimin e tij te grupet e armatosura pro-ruse dhe t'i bindë ato që të lënë ndërtesat që kanë uzurpuar ne lindje të Ukrainës.

Kremlini, në anën tjetër, ka bërë të ditur se Putini i ka thënë Obamës se Rusia nuk është e përfshirë në trazirat në lindje të Ukrainës.

Sipas Kremlinit, Putini ka hedhur poshtë pretendimet se agjentët rusë janë të përfshirë në protesta, duke thënë se ato janë spekulime që bazohen në informacione jo të besueshme.
XS
SM
MD
LG