Ndërlidhjet

Abdullah zotohet për “meritokraci” nëse zgjidhet


Abdullah Abdullah
Abdullah Abdullah
Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, favoriti për president të Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka thënë se nuk do të përjashtojë askënd, e as rivalët e tij, nga qeveria, nëse zgjidhet.

Abdullah, ish-ministër i Jashtëm, ka thënë se qeveria e tij e re do të bazohej në merita.

“Ne nuk do të bëjmë përjashtime për ata që ndajnë vizionin tonë”, ka thënë Abdullah.

Rezultatet paprakake të zgjedhjeve presidenciale të 5 prillit në Afganistan nuk priten para datës 24 të këtij muaji, por disa të dhëna të pjesshme, të publikuara më 13 prill, kanë paraqitur Abdullahun në epërsi.
XS
SM
MD
LG