Ndërlidhjet

logo-print

Sidneji do të bëhet me aeroport të dytë


Ilustrim

Ilustrim

Australia ka miratuar ndërtimin e një aeroporti të dytë ndërkombëtar në Sidnej, me çmim prej 2.4 miliardë dollarësh.

Objekti i ri do të jetë i vendosur në lagjen Badgerys Creek, në perëndim të Sidnejt.

Planifikimi dhe projektimi do të nisin menjëherë, ndërsa ndërtimi më 2016, ka bërë të ditur kryeministri Tony Abott.

Financimi do të vijë kryesisht nga sektori privat.

Drita jeshilie nga Qeveria e Abbottit vjen gati 70 vjet pasi ideja ka nisur të debatohet për herë të parë.
XS
SM
MD
LG